32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Rrahu dy persona e më pas edhe policin – të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh në Pejë

Një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:15 në rrugën “Bekim Berisha”, në Pejë.

Tutje thuhet se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor kurse me rekomandim të mjekut edhe i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe një zyrtar policor. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse me rekomandim të mjekut edhe i dyshuari është dërguar për trajtim mjekesor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin është incuar rasti dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...