4.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Rrahu gruan se shkoi te familja e saj pa pëlqimin e tij, përfundon në pranga

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Raportohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, pasi gruaja ishte kthyer nga familja e saj ku shkoi për vizitë me fëmijët.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari në shenjë revolte që bashkëshortja kishte shkuar te familja pa pëlqimin e tij, ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka sulmuar fizikisht.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat i raportimit, Policia është aktivizuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...