26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Rrëfimi i Albert Berishës, i dënuar për terrorizëm: ISIS është ende një rrezik i madh

Televizioni publik rumun TVR News ka risjellë në vëmendje historinë e Albert Berishës, një kosovar i dënuar për pjesëmarrje në luftimet në Siri, i cili u burgos për më shumë se dy vjet në Kosovë.

Berisha, në një intervistë të rrallë pas daljes nga burgu, ka ndarë përvojën e tij të vështirë në burg dhe ka dhënë refleksione thellëse rreth fenomenit të terrorizmit në Ballkan.

Në vitin 2013, Berisha u kap nën akuzat për lidhjet me elementët më radikalë të ISIS-it në Siri, duke përfshirë terroristin e njohur Lavdrim Muhaxherin, që më pas u vra nga një sulm amerikan me dron.

Megjithatë, ai vazhdon të mbrojë motivet e tij, duke deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte të luftonte për ISIS-in, por kundër regjimit të Bashar Al Asadit.

Gjatë kohës së tij në burg, 37-vjeçari thotë se është bërë më i devotshëm në fenë e tij dhe ka përdorur kohën për të lexuar dhe për të ushtruar. “Pranova realitetin dhe fillova të lutesha më shumë. U bëra më fetar, u afrova me Zotin,” tha Berisha për TVR News.

Berisha sjell në vëmendje problemet me programet e deradikalizimit në vend, duke vënë në dyshim efektivitetin e tyre dhe akuzon autoritetet që nuk kanë bërë mjaftueshëm për reintegrimin e ish-luftëtarëve të kthyer nga luftërat.

Ai thekson se burgosja mund të kontribuojë në një cikël të radikalizimit në vend që të ndërpresë atë. “Ju nuk mund të deradikalizoni dikë duke i futur ata në “, thotë ai.

Më tej, Berisha ngrit një çështje alarmante, duke pohuar se disa nga mbështetësit më të mëdhenj të ISIS-it në Ballkan nuk kanë ndjekur një rrugë shtegëtimi të ngjashme me të tijën dhe vazhdojnë të operojnë të lirë.Ai paralajmëron se humbja territoriale e ISIS-it në Siri nuk ka shuar kërcënimin që ata paraqesin. Sipas Berishës, grupi terrorist ka ndryshuar strategjinë dhe është bërë më i matur në veprimtarinë e tij.

“ISIS-i nuk u zhduk, ata thjesht ndryshuan mënyrën e veprimit. Ata janë të rrezikshëm, sidomos për myslimanët dhe për Islamin,” shton Berisha, duke theksuar një kërcënim që vazhdon të ekzistojë edhe pas përfundimit të kohës së tij në burg, /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...