12.8 C
Pec
E shtunë, 18 Maj, 2024

Rrëfimi i Haradinajt, për rënien e Ahmet Gjikollit: E dhashë urdhërin për të hyrë në Gjakovë, më doli vullnetari i parë!

Shënohet sot një çerek shekulli nga rënia heroike e luftëtarit të UÇK-së, dëshmorit të Kombit, Ahmet Gjikollit nga Peja, me çrast edhe nga ora 11:00 zhvillohen homazhe dhe nderime tek përmendorja e tij në Pejë, (tek Kajnaku).

Sot e 25 vite më parë, më 07 Maj të vitit 1999, Ahmet Gjikollli, si pjesëtarë i Batalionit të parë sulmues në Zonën Operative të Dukagjinit, ra heroikisht në kodrën e Çabratit në mbrojtje të  Gjakovës.

Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ahmet Gjikolli, iu bashkua më 10 korrik të vitit 1998 i sistemuar në fshatin Gllogjan, nën komandën e drejtpërdrejt të Ramush Haradinajt. Mori pjesë në shumë beteja që u zhvilluan në fshatrat e Rrafshit të Dukagjinit, në Lug të Baranit e në Rekë, Loxhë, Buqan, Ratishë, Jabllanicë, Dushkajë e në Gjakovë.

Më 7 Maj të vitit 1999, Ahmet Gjikolli ka rënë heroikisht në kodrën e Çabratit në Gjakovë në një përballje të rrebtë me forcat serbe, në luftimet që janë zhvilluar ballë për ballë me armikun, në distancë edhe prej 5 deri në 7 metra.

Ahmet Gjikolli vie nga një familje punëtore me tradita të lashta qytetare pejane, e njohur për ndershmëri.

Kreu i AAK-së dhe sh-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke folur në cilësinë e Komandantit të zonës së III-të Operative të UÇK-së, Ahmetin e kujton si shpirt luftarak që asnjëherë nuk pranonte të shpallej i humbur.

Ramush Haradinaj me gradë lufte Gjeneral-major, jo pa emocion shpërfaqë detaje edhe nga momentet e ndarjes me Ahmet Gjikollin.

“Ahmeti,  në aksionin në të cilin ka rënë, ka kërkuar të jet’ vullnetarë. Ka qenë terr, natë,  kur’ e kam dhënë urdhërin për të hyrë në Gjakovë në mbrojtje të popullatës civile. Pasi terreni ishte i rrezikshëm, ushtarët i kam qit’ në rresht, ju kam shpjegu se për çfarë bëhet fjalë dhe kam pyetur se a ka vullnetarë.

Në rresht ishin kryesisht djem nga Gjakova dhe Peja. Morali kishte rënë pak. Ahmeti (zhuti siç e kemi qujatur edhe në luftë), ngriti dorën e pari, dhe kur po them i pari, dijeni se ju them sinqerisht i pari. Nuk e di se çka kam ndjerë, e njohë vetën për të përmbajtur, pra shumë herë ja kam bërë vdekjes me sy, por besoni, se aty nuk e di … e kam afruar pranë vetës, i kam dalur përballë dhe e kam shiku në sy.

Në fakt e ndjeja se ai çast ishte  takimi dhe përshëndetja e fundit me të. Pra UÇK po hynte në qytet dhe ishim të vetëdijshëm, se na pret përballje e fortë, plus asaj porosia ishte që të kemi kujdes sepse në qytet kemi civil të pambrojtur. Pas Ahmetit janë rreshtuar edhe disa djem tjerë të Gjakovës dhe i kemi nisur. Ka nis kanga, e kemi pas si zakon, kur puna nuk ishte mirë, ja thonim asaj, ‘Ku po shkon moj zanë …’. Koordinatat ishin të qarta poaq sa edhe rreziku ishte i madh. Pra vetëdija dhe patriotizmi i Ahmetit dhe atyre djemve ishin shumë të larta, sepse po shkonin për të shpëtu civil.”-thotë Haradinaj.

Sipas ushtarakut Hekuran Hoda, Ahmeti do binte në fushën e nderit me fjalët, ‘Liri ose vdekje’. Ahmeti drejtpërdrejt në aksion ishte nën komandën e Komandantit Agron Kryeziu.

Ahmet Gjikolli fillimisht ishte varrosur në Çabrat, tek vendi i rënies ndërsa pak ditë pas çlirimit të Kosovës dhe Pejës, gjegjësisht më 3 Korrik të vitit 1999 ishte rri-varrosur me nderime të larta ushtarake në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Pejë.

Arkivoli me trupin e pajetë të Ahmet Gjikollit – bartet nga Ushtria
Daut Haradinaj – fjalimi mortor
Moment prekës – toga e Ushtrisë nderon me tërheqje – familja çmallet – Gjyshi i Ahmetit, Arif Gjikolli, mbi arkivolin e nipit
Familjarët, Nëna Shemsija në mes, majtas Nagip Gjikolli, në anën e djathtë vëllau Agoni

Ahmet Gjikolli sot pushon në bronzë në përmendoren e ngritur në qytetin e lindjes, tek Sheshi ‘Skënderbeu’, bashkë me tre dëshmorët e tjerë, Shpëtim Bojku, Muharrem Kelmendi dhe Jusuf Kelmendi.

Ahmet Gjikolli është Dëshmorë i Kombit në mesin e 183 dëshmorëve të rënë nga Komuna e Pejës, në luftën e fundit me Serbinë./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...