11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Rregullorja e re në fuqi nga java tjetër, Rama tregon ndryshimet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se javën e ardhshme hyn në fuqi Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve në Kryeqytet.

Ai ka bërë një përmbledhje të pikave kryesore që parashihen me këtë rregullore, ku përfshihet edhe ajo që do të ketë parking pa pagesë për veturën e parë të banorëve resident në adresën e tyre.

“Vetura e parë pa pagesë për banorët rezident në adresën/rrugën e tyre ose pas aplikimit të kodifikimit në të gjithë qytetin, në segmentin e tyre (10 euro kosto e regjistrimit e cila aplikohet vetëm një herë)”, ka shkruar Rama.

Poashtu do të ketë kosto më të lirë për veturën e dytë, apo 10 euro në muaj. Me këtë rregullore parashihet edhe zgjatja e orarit në Zonën 1 dhe 2 deri në orën 23:00, si dhe kufizim i parkimit në lagjet rezidenciale për vizitorë në orët e mbrëmjes dhe më shumë hapësira në dispozicion për banorët resident.

Do të largohen edhe të gjitha laurat në lagjet rezidenciale, derisa parkimi në parkingjet e hapura do të jetë pa pagesë të shtunave e të dielave.

Qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 janar, kur edhe hyn rregullorja në fuqi, do të rimbursohen.

“Të gjithë qytetarët që kanë parapagim përtej datës 22 Janar 2024 do të rimbursohen, duke zbritur shumën prej 10 euro për ta cilësuar si pagesë të tarifës administrative. Të gjithë qytetarët të cilët i kanë dokumentet e plota në ndërmarrje do të njoftohen për të nënshkruar kontratën e re dhe nuk kanë nevojë të sjellin dokumente shtesë”, thuhet në postimin e Ramës.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...