13.1 C
Pec
E diel, 25 Shkurt, 2024

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai, synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

Motivi i vrasjes së të miturës Vanja në Shkup, ishte interesi financiar. Por ajo që është më e tmerrshme për publikun është se rrëmbimi ka ndodhur në marrëveshje me babain e vajzës, i cili e ka përpiluar planin me organizatorët e grupit, dhe ai është i dyshuari kryesor.

“Siç jeni në dijeni, motivi është interesi vetjak dhe sipas konstatimeve fillestare, njëri nga personat në marrëveshje dhe në dijeni të një familjari ka organizuar kryerjen e krimit për të zhvatur para nga nëna e të miturës, nga e cila të gjithë të përfshirët do të kishim përfitim monetar, gjegjësisht material”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për media.

Babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës. Kështu bëri të ditur në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sipas të dhënave fillestare nga hetimi.

Përveç të miturës është vrarë edhe 74-vjeçari nga Velesi, për vrasjen e të cilit dyshohen të njëjtët persona, Spasovski thotë ai se nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me të miturën Vanja.

“Por për shkak të marrëdhënieve të pazbardhura me njërin nga të dyshuarit, automjeti i tij është sekuestruar dhe përdorur në kryerjen e krimit dhe më pas kjo veturë është gjetur e djegur”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...