14.7 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Rreshjet, KRU ‘Hidrodrini’ ngritë shkallën e gatishmërisë

Pas rreshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë dhe sot me intensitet të shtuar në rrafsh të dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë në zonën e mbulueshmërisë.

Zyra për Media e kësaj kompania me një Informatë të orës 11:15 minuta, deklaron se deri më tash, në kohën e raportimit, në asnjë nga komunat që mbulon KRU ‘Hidrodrini’, nuk janë paraqitur e as raportuar probleme në sistemin e ujësjellësit.

Kjo kompani apelon tek konsumatorët që nëse vërejnë ndryshime të çfarëdo natyre në cilësinë e ujit, të njejtin ta konsumojnë të vluar dhe ta raportojnë tek njësia respektive.
Ekipet mobile mbeten në terren.
Informata e plotë:
“KRU ‘Hidrodrini’
Informatë
Rreshjet atmosferike – KRU ‘Hidrodrini’ ngritë shkallën e gatishmërisë në zonën e mbulueshmërisë
Pas rreshjeve atmosferike që kanë filluar mbrëmë në rajonin e rrafshit të dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellit ‘Hidrodrini’ ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.
Kryeshefi Ekzekutiv ing. Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë Vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve prevenuese dhe të kontrollit në terren, duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.
Deri më tash (11:15 minuta, koha e raportimit), në asnjë nga komunat që mbulon KRU ‘Hidrodrini’, nuk janë paraqitur e as raportuar probleme në sistemin e ujësjellësit.
KRU ‘Hidrodrini’ apelon tek konsumatorët që nëse vërejnë ndryshime të çfarëdo natyre në cilësinë e ujit, të njejtin ta konsumojnë të vluar dhe ta raportojnë tek njësia respektive.

Ekipet mobile mbeten në terren!”-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...