34.1 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Rreshjet në Pejë, deklarohet Muhaxheri: Situata është menaxhuar, qytetarët të kenë kujdes, ne jemi në gatishmëri

Mbrëmja në Pejë, është shënuar me rreshje të dendura atmosferike.

Kanali i Çokolices ka dalur nga shtrati si dhe disa kanale të tjera, porse të gjitha janë menaxhuar nga ekipet përkatëse komunale.

Se situata është në kontroll ka konfirmuar në nje deklarim për RADIO 1′ edhe Kryetari i Komunës së Pejës Gamzend Muhaxheri.

‘Deri pas orës 22:00, pra raportet e fundit, të gjitha tregojnë se situata është menaxhuar. Rreshjet kanë qenë të dendura, mirëpo të menaxhueshme. Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri. ‘-deklaroi Muhaxheri në RADIO 1’.

Ndryshe edhe Policia Rajonale e Pejës, Zjarrefikësat dhe Ekipet Emergjente kanë dalur në  vendet e krizës për të sanuar problemet nga rreshjet./Njeshi&RADIO 1/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...