24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Rrëshqitje dheu tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani, pjesë të mëdha të Pejës, pa ujë deri nesër

Zyra për Media e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë në një njoftim të orëve të vona bënë me dije, se rrëshqitjet e dheut tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ respektivisht aty ku po ndërtohet objekti i ri shkollor, kanë çuar në avari të sistemit furnizues me ujë dhe kjo ka bërë që pjesë të mëdha të Pejës të mbeten pa ujë të pijshëm, deri nesër, pasdite vonë.

Njoftimi i plotë:

“AVARI tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’-Pjesë të mëdha të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë

Pasojë e rrëshqitjes së dheut tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’, saktësisht në lokacionin ku po ndërtohet një objekt i ri shkollor, është dëmtuar rëndë Gypi kryesor furnizues DN 200, gjegjësisht të njejtin gyp e ka bartur dheu!
Rezultat i kësaj problematike, pjesë të mëdha të Pejës, përfshirë BT ‘Maja e Zezë’, BT ‘Jarina’, BT ‘Asllan Çeshme’, dhe BT ‘Xhemjal Kada’ kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, mirëpo meqë problemi/avaria është tejet serioze, furnizimi nuk pritet të kthehet deri nesër (e premtë) pasdite vonë!”-thuhet në njoftimin e sontën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...