4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Rreth 100 mijë euro grant për vëllain e Fitore Pacollit, Çitaku reagon ashpër pasi Fahrije Hotit iu refuzua projekti

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci ia ka refuzuar një projekt, Fahrije Hotit, nga Krusha.

Çitaku ka shkruar se ndërkohë që Fahrije Hotit i është refuzuar projekti, vëllait të deputetes Fitore Pacolli i janë dhënë 100 mijë euro gran.

Ajo thotë se qeverisja aktuale është e korruptuar materialisht, moralisht, politikisht dhe intelektualisht.

“Pra,

Fahrije Hotit nga Krusha, i refuzohet projekti, e vellaut të deputetes së VV-së i ndahen 100.000 euro. Të korruptuar materialisht, moralisht, politikisht, intelektualisht”, ka shkruar Çitaku./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...