Aktakuza ndaj të dyshuarve Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina është përgatitur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.
Aktakuza është pranuar nga ana e Gjykatës se Krimeve të Rënda të Stambollit, ndërsa për të dyshuarit tashmë në paraburgim kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vite e gjashtë muaj me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.
Kujtojmë se Agjencisa Kombëtare Turke të Inteligjencës në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO.
]]>