27.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Rreth 30 të lënduar – pamje që thuhet se tregojnë momentin nga turbulencat në një aeroplan që po fluturonte nga Spanja në Uruguai

Një aeroplan i goditur nga “turbulenca të forta” ka bërë një ulje emergjente në Brazil, me 30 persona të raportuar të lënduar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Air Europa Boeing 787-9 Dreamliner po fluturonte nga Madridi në Montevideo kur ndodhi incidenti në ajër, tha linja ajrore.

Fluturimi UX045 u devijua në aeroportin e Natal në Brazilin verilindor në rrugën e tij për në kryeqytetin uruguaian, tha kompania spanjolle në X, dikur Twitter. Ajo shtoi se pasagjerët që pësuan lëndime “po merrnin vëmendjen e nevojshme”.

Siç bëhet e ditur më tej, aeroplani, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përball me turbulencat mbi Atlantik kur pothuajse kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa. Aeroplani u ul normalisht dhe u prit nga një flotë autoambulancash.

Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Një ekip mjekësor lokal tha për mediat braziliane se ata trajtuan të paktën 30 pasagjerë të kombësive të ndryshme dhe se 10 prej tyre u dërguan në spital./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...