9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Rreth 800 mijë kilogramë produkte të asgjësuara

Rreth 775 mijë kilogramë/litra produkte të ndryshme ushqimore dhe lëngje janë asgjësuar vetëm vitin e kaluar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, kurse sasia më e madhe ka qenë mish dhe produkte të tij.

Sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, arsyet e asgjësimit kanë qenë të ndryshme duke përfshirë rastet kur edhe vetë operatorët e biznesit kanë lajmëruar apo kanë paraqitur kërkesë për asgjësim të produkteve që nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum.

Asgjësimi i produkteve të ndryshme ushqimore ka vazhduar edhe gjatë këtij viti.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë ë Ushqimit dhe Veterinarisë, në një prononcim për Radion Evropa ë Lirë, tha së vetëm të këtij viti janë asgjësuar mbi 70 mijë kilogramë/litra produkte.

“Çdo herë kur një produkt vlerësohet se nuk i plotëson kushtet për konsum, atëherë vendoset asgjësimi i tij, kjo formë pamundëson që ai produkt të rikthehet në treg. Në të njëjtën kohë ndaj të gjithë shkelëseve të ligjit të cilët kanë tentuar të shesin produkte të dyshimta iniciohet fletëparaqitje në gjykatë. Dhe për masën ndëshkimore gjithmonë vendosin gjykatat sepse ne si autoritet nuk kemi ushtruar dënime mandatore”, tha Thaçi.

Por, përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dyshojnë se sasia e asgjësimit dhe produkteve të dyshuara në treg mund të jetë më e lartë, pasi sipas tyre, në komunat e Kosovës kompetencën për kontrollin, konfiskimin dhe asgjësimin e produkteve e kanë inspektorët komunalë, të cilët u raportojnë vetëm organeve komunale dhe jo organeve qendrore apo AUV-it.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i kësaj shoqate, thotë se kjo lloj amullie e kompetencave, ka lënë hapësirë për dyshime se në treg ka artikuj të dyshuar dhe rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve, si nga prodhimet vendore po ashtu edhe të importuara nga shtetet e rajonit dhe të Evropës.

“Mendoj se është bërë gabim kur janë ndarë inspektorët komunalë nga niveli qendror. Dhe ata tash nuk korrespondojnë, nuk komunikojnë mes vete. Dhe tash ne raport me AUV-in, kemi 38 (komuna) pushtete paralele. Ata nuk komunikojnë dhe mos komunikimi i tyre ne na bëjnë edhe më shumë të dyshojmë për prezencën e produkteve të dyshimta në treg”, tha Kaçaniku për Radion Evropa e Lirë

Për më shumë lexoni në këtë link:https://www.evropaelire.org/a/rreth-800-mije-kilograme-te-asgjesuara/29881825.html

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...