13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rrethimi i IAK-së nga serbët, Haradinaj: Rezistenca e punonjësve, shembull frymëzues i krenarisë dhe vendosmërisë

Marsi i 1994-ës shënon rrethimin e Institutit Albanologjik të Kosovës nga policia serbe.

Kështu thotë edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se rezistenca e punonjësve të Institutit, në krye me profesorin, Sadri Fetiu, theksoi përpjekjen e tyre të padiskutueshme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe shkencore të Kosovës.

“Në marsin e vitit 1994, policia kriminale serbe rrethoi Institutin Albanologjik të Kosovës, që ishte një simbol i diturisë dhe patriotizmit për shqiptarët. Të shumta në numër, forcat policore përpiqeshin të uzurponin ndërtesën e Institutit”, shkroi Haradinaj në Facebook.

“Kjo ngjarje e shënuar nga rezistenca e guximshme e punonjësve të Institutit, në krye me Profesorin Dr. Sadri Fetiu, theksoi përpjekjen e tyre të padiskutueshme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe shkencore të Kosovës”.

“Rezistenca e tyre u bë një shembull frymëzues i krenarisë dhe vendosmërisë së intelektualëve shqiptarë, duke bërë jehonë të madhe në vend dhe përtej kufijve”./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...