8.7 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Rreziku për një “Banjska 2”, Peach thotë se nuk duhet të ketë frikë: Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është përgjigjur qartë e shumë për rrezikun e përsëritjes së ndonjë sulmi agresor nga Serbia, si ai i 24 shtatorit të 2023-ës në Banjskë të Zveçanit.

“Jo nuk kam frikë”, është përgjigjur Peach në pyetjen e Atlantic Council për rrezikun që të ketë një “Banjska 2”.

“Dua të ia kujtoj secilit se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s, KFOR. Ne vazhdojmë ta mbështesim misionin e KFOR-it, pjesë e së cilit është edhe Britania”, ka vazhduar Peach.

Ai ka thënë se nuk komenton çështje të cilat janë në zhvillim, si puna e hetimeve lidhur me Banjskën, porse ka thënë se e dënon sulmin sikurse e ka dënuar me të ndodhur.

Ndërkaq për kërkesën për ekstradimin e Milan Radoiçiq, që ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ai ka thënë se “është çështje e autoriteteve të Serbisë” .

Kujtojmë se më 24 shtator të vitit të kaluar, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur e pati marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Ai u lirua nga Gjykata e Lartë e Serbisë, një ditë pasi u ndalua nën dyshimet se ka kryer një sërë veprash – përfshirë trafikim armësh dhe krime kundër sigurisë së përgjithshme.

Radoiçiq, ndodhet tashmë në sistemin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, INTERPOL për urdhërarrest/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...