10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Rrëzohet nga objekti ku ishte duke punuar, lëndohet rëndë një person në Mamushë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Mamushë është rrëzuar derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur në Mamushë, të hënën në ora 08:00.

“…Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim është rrëzuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati i punës, ndërsa rasti po hetohet. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...