14 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Rrëzohet një aeroplan në Kroaci, një i vdekur e katër të plagosur

Një aeroplan u rrëzua në Jezhdovac afër Zagrebit të shtunën pasdite.

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur. Bëhet fjalë për një avion të vogël Cessna dhe aksidenti ka ndodhur në zonën e aeroportit Luçko.

Është një zonë kufitare pyjore e qytetit të Zagrebit dhe e qarkut të Zagrebit, dhe ekipet e kërkimit janë dërguar nga të gjitha anët, duke përfshirë edhe dronët. Zjarrfikësit e ishin të parët që gjetën avionin e rrëzuar.

Aktualisht po punohet për organizimin e transportit të personave të lënduar, njofton Drejtoria e Mbrojtjes Civile e Kroacisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...