Të martën te “Rruga A” në Prishtinë është rrëzuar vinçi ku po zhvillohen punime.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica ka thënë për Telegrafin se i kanë dërguar ekipet në vendngjarje.
Ai tha se ende nuk dihen shkaqet e këtij rasti.
“Në vendngjarje janë inspektorët e punës dhe policia. Ende nuk dihen shkaqet”, ka thënë shkurt Fushtica.
Po ashtu, Vrojtuesit e Lagjes “Prishtinë”, kanë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
Media ka kontaktuar me Policinë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Njeshi/