24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Rama: Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter, pas reagimeve që shkaktoi rrëzimi i rezolutës për Srebrenicën në Parlament. Kreu i qeverisë thotë se si fillim duhet të ngrihet pyetja se përse po diskutohet për këtë rezolutë pikërisht sot dhe me ç’rast.

Po ashtu, sipas Ramës, bëhet fjalë për një lojë të ulët nga zoti Berisha të cilin e cilëson si “një i shpallur nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë.”

Ai thotë se ndjek keqardhje për ata që, sipas tij, s’e kanë idenë e “kësaj loje të ulët.”

“Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë.”

EDI RAMA NË TWITTER

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracise, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi para mediave arsyet pse socialistët rrëzuan sot rezolutën për Srebrenicën. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por sepse propozimi ka firmën e Sali Berishës.

Rezoluta për Srebrenicën u depozitua në Kuvend nga Tritan Shehu me firmat e deputetëve të Komisionit ë Rithemelimit. Por ky propozim u rrëzua me votat e shumicës socialiste./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...