9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Rrihet brutalisht dhe vidhet në mes ditës rrugëve të Bronxit, kalimtarët e rastit as që e marrin mundin të ndalojnë

Një video rrëqethëse e publikuar nga policia amerikane, shfaq dy të rinj që rrahin brutalisht një burrë në mes të ditës në rrugët e Bronxit, derisa kalimtarët e rastit vetëm vështronin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

61-vjeçari ishte në rrugën White Pains, kur sulmuesit iu afruan e njëri prej tyre e rrëzoi në trotuar – për t’ia lejuar më pas të dytit ta shqelmoj në kokë.

Ata nuk u ndalën me kaq. Filluan t’ia marrin paratë nga xhepat dhe u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi. Si rezultat i kësaj, burri është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra.

E ajo çfarë ka irrituar më shumë opinionin është mos reagimi i kalimtarëve të rastit, që nuk bënë asgjë për ta parandaluar ose ndërprerë sulmin brutal. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...