17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Rriten sërish rastet me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka pësuar një tjetër rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19.

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, të mërkurën, bëhet e ditur se 277 raste të reja pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit nga gjithsej 957 testime të kryera.

Me rritjen e numrit të personave të prekur nga koronavirusi, MSH-ja e Shqipërisë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Aktualisht në spitalin COVID3 të këtij vendi, po marrin trajtim tetë pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar 277,940 raste, prej tyre 273,398 janë shëruar, 1,045 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3,497 pacientë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...