21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Rriten thirrjet që Benzema të lihet në stol

Karim Benzema është fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, më i miri në botë sezonin e kaluar dhe pa dyshim edhe lojtari më i mirë te Real Madridi.

Por, së fundmi, këtë sezon një numër adhurues te Realit  po kërkojnë që francezi të lihet në stol.

Benzema nuk ka qenë në gjendjen e tij fizike më të mirë këtë, teksa rrallëherë ka kompletuar një javë të plotë stërvitjeje.

“Marca” publikoi një koment nga njohësi sportiv, Amalio Moratalla, një ditë “El Clasicos”, i cili i bëri thirrje Carlo Ancelottit të linte Benzeman në stol.

Ndërkohë, gazetari i afërt me klubin nga Madridi, Kiyan Sobhani, i bëri thirrje Ancelottit të konsideronte përdorimin e Rodrygo Goes në vend të Benzemas, duke pasur parasysh gjendjen e tij aktuale fizike.

Sipas “Football Espana”, mungesa e aftësisë fizike të ish-sulmuesit të Lyonit ka qenë një problem gjatë gjithë sezonit dhe nuk është e padrejtë të thuhet se “Los Blancos” dukeshin më mirë në fazat fillestare të sezonit pa Benzeman, sesa tani./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...