5.5 C
Pec
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Rritet çmimi i ujit për 12 bashki të Shqipërisë

Nga 1 janari, çmimi i ujit për konsumatorët familjarë do të rritet në 12 bashki të Shqipërisë. Sipas vendimit të marrë nga Enti Rregullator i Ujit, kjo rritje do të prekë shoqërinë rajonale të Shkodrës, që në administrim ka pesë njësi.

Për tre prej tyre, ku përfshihen Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau i Dejës, çmimi i ujit është unifikuar në 55 lekë/m3.

Ndërsa për Pukën dhe Fushën-Arrëzin, çmimi i ri do të jetë 40 lekë/m3.Kërkesa për rritje çmimi i është miratuar edhe shoqërisë rajonale të Gjirokastrës, ku bëjnë pjesë 7 njësi.

Konsumatorët familjarë në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë do të paguajnë për një metër kub ujë 50 lekë duke filluar nga viti i ardhshëm. Ndërsa për abonentët në Libohovë dhe Dropull, çmimi i ri do të jetë 30 lekë/m3./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...