7 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Rritet numri i rasteve me kancer në Kosovë, mbi 2 mijë gjatë vitit 2023

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga janari deri në fund të vitit 2023 janë regjistruar mbi 2 mijë raste me kancer, që i bie të ketë rritje për dallim nga viti 2022 ku ishin regjistruar 1750 raste.

SHSKUK njofton se 50 mijë vizita onkologjike janë ofruar për pacientët, nga muaji janar i vitit 2023, deri më tani, në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kurse sipas regjistrit të klinikës.

Në Repartin e kimioterapisë janë përgatitur dhe aplikuar rreth 100 mijë terapi sistemike, tabletare, subkutane dhe intravezikale.

Në repartin e Radioterapisë janë ofruar  31 mijë shërbime  ku përfshihen trajtimi i pacientëve me radioterapi eksternale, realizimi i planeve të trajtimit me konturim, simulacione dhe pozicionimet e realizuara nga mjekët, fizikantët mjekësorë dhe teknikët e radioterapisë.

Në këtë klinikë poashtu, janë ofruar 2 shërbime të Brakiterapisë, disa prej aplikimeve të brakiterapisë janë realizuar në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anesteziologjisë.

SHSKUK bën të ditur po ashtu se Shërbimi i Fizikës Mjekësore ka realizuar rreth 11mijë shërbime përgjatë vitit 2023.

Gjithashtu në klinikë janë realizuar rreth 600 seanca të trajtimit me fizioterapi dhe 600 shërbime psikologjike nga psikologët klinikë.

Në klinikë kanë qenë të shtrirë, 820 pacientë.

Shërbimi spitalor njofton se aktualisht, me investim nga Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me ShSKUK, po zbatohet projekti për rinovim të hapësirave të Klinikës së Onkologjisë.

Krahas kësaj, klinika këtë vit është furnizuar me aparaturën e dytë të rrezatimit, akseleratorin linear bashkëkohor i cili do të mundësojë dhe trajtimin me metodat më të avancuara të radioterapisë sic është radioterapia stereotaktike.

Regjistri i rasteve të paraqitura për herë të parë në klinikën e onkologjisë ka kapur shifrën e 2000 rasteve të reja për vitin 2023, që dëshmon për rritjen progresive të sëmundjeve malinje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...