Numri i vizitorëve, të cilët kanë vizituar Kosovën gjatë muajit gusht të këtij viti është rritur, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në gusht 2023, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj, ishte 71 mijë e 232. Prej tyre 35,83%, ishin vendorë dhe 64,17% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2022 (sa ishin 60 952 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 16,7%.
Numri i net-qëndrimeve ishte 166377, prej tyre 44,05% nga vendorët dhe 55,95% nga të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka rajoni i Pejës me 8 036 vizitorë dhe 35 149 net-qëndrime.
“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (gusht 2022) ka rritje të vizitorëve për 6,37%. Në total 45 711 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Gjermania, Shqipëria, Zvicra etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.