6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Rritet numri i vizitorëve në hotele, Peja mbetet rajoni më i frekuentuar

Rajoni i Pejës, prinë për nga numri  vizitave në hotele. Sipas të dhënave të ASK-së, numri i vizitorëve në baza mujore vazhdon trendin e rritjes. Ndërsa vizitorë të huaj, raportohet të jenë nga shtetet si Shqipëria, Zvicrra, Gjermania.

“Në Nëntor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 46,726, prej tyre 48,6%, ishin vendorë dhe 51,3%  ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Nëntor të vitit 2022 (sa ishin 34,659 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 34,8%”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave, numri i net-qëndrimeve ishte 111,664, prej tyre 58,3% nga vendorët dhe 41,6% nga të huajt.

“Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në Hotele e ka regjioni i Pejës me 6 581, vizitor dhe më 31 498, net-qëndrimi.

 

Numri i vizitorëve te jashtëm  dhe net qëndrimet e tyre në Hotele, sipas shteteve prej nga vijnë.

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (Nëntor 2022) ka rritje te vizitoreve për 4,3%. Në total 23,982 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”, thuhet në raportin e ASK-së. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...