11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rritet numri i vizitorëve në hotele, regjioni më i frekuentuar Peja

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Janar 2024.

Sipas ASK-së, numri i vizitorë në hotele në janar të këtij viti është rritur krahasuar me një vit më parë.

“Në janar 2024, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 77 mijë e 295, prej tyre 42,1%, ishin vendorë dhe 57,8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin janar të vitit 2023 (sa ishin  51 mijë e 253 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 50,8%”, thuhet në raport.

Numri i net-qëndrimeve ishte 152 mijë e 51, prej tyre 38,5% nga vendorët dhe 61,4% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm në hotele e kishte rajoni i Pejës me 19 mijë e 472 vizitorë dhe më 33 mijë e 80 net-qëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Janar 2023) ka rritje të vizitorëve për 50,8%. Në total, 77 mijë e 295 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëri, Zvicra, Gjermania, Turqia etj”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...