14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

Rritja e pagës minimale, Pacolli: Kjo është një tallje me qytetarët e Kosovës

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga.

Pacolli në një prononcim për media thotë se kjo rrijte është një tallje për të gjithë qytetarët e Kosovës, e sidomos për ata që tërë jetën kanë kontribuar në ngritjen e vendit.

“Është një tallje me qytetarët e Kosovës e sidomos me ata që tërë jetën e kanë kontribuar në ngritjen e vendit”, tha Pacolli

Kujtojmë se nga 1 tetori, paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...