5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Rritja jonë i bëri bashkë kundërshtarët tanë a po u përgjigjet Abdixhiku analistëve?

Natën e kaluar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një takim me 5 degët e partisë së tij në Prishtinë.

Fotografitë e postuara nga ai në Facebook, ku shiheshin qindra pjesëmarrës, nxiti shumë reagime, sidomos nga disa analistë, që e krahasuan Abdixhikun me liderin e Koresë Veriore.

Sonte ai ka postuar një video nga takimi i mbrëmshëm, duke shkruar se koha e LDK-së po vjen. “Përbashkimi ynë, rritja jonë, punët e mbara që i bëjmë, na i vënë kundërshtarët përballë. Aty bëhen të gjithë bashkë kundër nesh; sikurse tash, sikurse bëheshin gjithherë”, ka shkruar Abdixhiku, duke mos përmendur analistët.

Ditë më parë Abdixhiku ka përmendur faktin se sa shumë paguhen analistët, e që sipas tij, tërë kohën e shajnë LDK-në, ndonëse është në opozitë.

Në postimin në Facebook, Abdixhiku ka shkruar poashtu se bashkë me ekipin e tij, do të jenë afër qytetarëve.

“Ata, të harruarit e lënët pas nga popullizmi e çmenduria politike që ka kapluar vendin tonë tash e sa kohë, ata kanë nevojë për zërin tonë; dhe ne kemi nevojë për mbështetjen e tyre”, ka shkruar i pari i LDK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...