4.1 C
Pec
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Rrjeti i ri i kanalizimit / Po asfaltohet në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, nëpërmjet zyrës për Media ka njoftuar se po vazhdon asfaltimi dhe rehabilitimi në pjesët e dëmtuara nga punimet, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në B.T. ‘Dardania’ në Pejë.

‘Bazuar në dinamikën e prezantuar, po vazhdon edhe sot asfaltimi i pjesëve të dëmtuara nga punimet që janë realizuar në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në Bashkësinë Territoriale ‘Dardania’ në Pejë.’-thuhet mes tjerash në njfotim.

Njoftimi i plotë:

‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – PEJË
Po Asfaltohen dhe rehabilitohen pjesët e dëmtuara nga punimet, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në B.T. ‘Dardania’ në Pejë
Bazuar në dinamikën e prezantuar, po vazhdon edhe sot asfaltimi i pjesëve të dëmtuara nga punimet që janë realizuar në shtrimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën ‘Ardian Krasniqi’ në Bashkësinë Territoriale ‘Dardania’ në Pejë.
Paralelisht me asfaltimin, po realizohen edhe punime shtesë me ndikim në rikthimin e gjendjes së mëparshme në rrugët, rrugicat dhe trotuaret e kësaj Bashkësie Territoriale.

Ritheksojmë se rrjeti i ri i kanalizimit, është një projekt madhor investiv me interes afatgjatë për komunitetin.’-thuhet në njoftimin nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...