30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Rrokulliset kamioneta në Sllatinë, lëndohen dy persona

Sot rreth orës 14:30, në Sllatinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një kamionetë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 14:30 , rr.Prishtinë- Pejë, në Sllatinë, drejtimi për Pejë është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore ku shoferi i një kamionete ka humbur kontrollin dhe në këtë rast kamioneta është rrokullisur në rrugë. Njësitë relevate për hetime dhe menaxhim të trafikut në autostradë janë duke trajtuar rastin. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale raportohet se ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes të respektojnë shenjat e kufizimit të shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës”, tha Hoxha./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...