Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person në Gjakovë pasi i njëjti është rrokullisur me traktor.
Rasti ka ndodhur në fshatin Orize të Gjakovës ku raportohet se viktima derisa ka qenë duke punuar tokën dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Njeshi/