17.5 C
Pec
E diel, 24 Shtator, 2023

“Rruga e Re”, çfarë u diskutua në takimin e sotëm të LDK-së për finalizimin e programit politik të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës, pa praninë e mediave, në Brezovicë po mban një takim dy-ditor me strukturat e saj për finalizimin e programit politik të partisë.

Pjesë e këtij takimit sot ishte edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku bashkë me kryesinë e partisë dhe ekspertë të fushave të ndryshme janë mbledhur për t`i diskutuar detajet e fundit për platformën e re politikë të LDK-së, e cila pritet të publikohet në muajin tetor.

Media  merr vesh se në takimin e sotëm u diskutua për prezantimin e programist sipas sektorëve:

– Energjia
– Infrastruktura rrugore
– Mbrojtja-
– Integrimet euroatlantike
– Sektori financiar

“Rruga e Re”, sipas zyrtarëve të LDK-së, është ruajtja e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët e saj ndërkombëtarë, përkatësisht me BE-në dhe me SHBA-në.

Abdixhiku kohë më parë kishte zhvilluar takime me përfaqësues të bizneseve, mediave, shoqërisë civile dhe profile të ndryshme për të diskutuar me ta për situatën politike aktuale në vend.

Sipas LDK-së, Iniciativa është përmendur edhe si alternativë, në pamundësi të rrëzimit të Qeverisë Kurti në Kuvend, meqenëse opozita ka pranuar se nuk ka vota të mjaftueshme për një mocion mosbesimi.

E madje dy javë më parë, Kryetari Abdixhiku njoftoi se në kuadër të këtij programi do të niset edhe një “podcast” së shpejti.

“Folës, ide e prezantime të detajuara të programit tonë politik ‘Rruga e Re’, vlerave identitare e vet vizionit tonë për të ardhmen. Kemi dëgjuar, tani do të flasim – për të ardhmen. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, njoftoi Abdixhiku./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...