9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

Rruga Kijevë-Zahaq, Qeveria nisë lëvizjet e para

Qeveria e Republikë së Kosovës sot po mban mbledhje ku janë duke u diskutuar disa tema të rëndësishme.

Në rend të ditës është edhe projekti për rrugën Kijevë-Zahaq, projekt ky i cili do të lidhte Pejën me autostradën “Ibrahim Rugova”.

Më saktësisht, Qeveria do të shqyrtojë propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme, për interes publik.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria miratoi si pjesë të buxhetit për vitin 2023, edhe projektin infrastrukturor për rrugën Kijevë-Zahaq.

Buxheti i ndarë për këtë projekt është 4 milionë euro. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...