5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Rruga Prizren-Prevallë, problem për turistët dhe bizneset: Bllokime dhe rrezik nga rrëshqitjet e gurëve

Rruga Prizren-Prevallë, një nga më të frekuentuarat, sidomos gjatë pushimeve dimërore, po shndërrohet në sfidë për turistët dhe bizneset përreth.

Për shkak të mirëmbajtjes së pamjaftueshme nga Ministria e Infrastrukturës, kjo rrugë shpesh mbetet e bllokuar gjatë reshjeve atmosferike, sidomos në fundjavë, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullim.

Intervenimi i kompanisë kontraktuese shpesh bëhet me vonesë, duke shkaktuar jo vetëm vonesa për pushuesit, por edhe dëme për bizneset lokale që varen nga qarkullimi i rregullt.

Për më tepër, rruga po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për shkak të rrëshqitjeve të gurëve, që rrezikojnë sigurinë e udhëtarëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...