18.9 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Rruga që lidhë tre fshatrat e Podujevës është ngushtuar nga rrëshqitjet e dheut, pemët e barishtet

Qytetarët e Komunës së Podujevës kanë raportuar në ndreqe.com se rruga që lidh fshatrat Majac, Lupq i epërm dhe Popovë është ngushtuar nga të dy anët, nga rrëshqitjet e dheut, pemët dhe barishtet.

Po ashtu, qytetarët kanë raportuar se në fshatin Popovë njëra korsi është shkatërruar plotësisht nga vërshimet.

E, sipas tyre që nga viti 2013 kjo rrugë ishte shtruar asfalt dhe asnjëherë nuk është mirëmbajtur.

“Rrugë që lidhë fshatrat Majac, Lupq i epërm dhe Popovë është ngushtuar nga të dy anët, si pasojë e rreshqitjes së dheut. Pemët dhe barishtet sidomos në fshatin Lupq i epërm dhe Popovë. Në fshatin Popovë njëra korsi është shkatërruar plotësisht nga vërshimet e pothuajse tetë vite dhe asnjëherë nuk është rregulluar që nga viti 2013 që është shtruar asfalt. Nuk është mirëmbajtur asnjëherë të vetme”, kanë raportuar qytetarët.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...