Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët e Prishtinës si pasojë e të reshurave.
Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse duhet në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore.
“Përsëri dështon infrastruktura nëntokësore në kryeqytet. Reshjet e dendura, kanë përmbytur shumë rrugë në Prishtinë. Institucionet përgjegjëse, duhet që në vazhdimësi të punojnë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e vërshimeve sa herë kemi reshje më të dendura.”, ka shkruar ai në Facebook./Njeshi/