18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

Rrugët Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan po monitorohen nga Policia me dron

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Pejës ka njoftuar se është duke monitoruar rrugët Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan me dron.

Kjo po bëhet në vazhdën e implementimit të Planit operativ “Siguria në trafik 2021”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka vepruar me të gjitha njësitet e nevojshme në rregullimin e komunikacionit dhe parandalimin e aksidenteve në trafik. Në kuadër të këtij plani është parashikuar edhe asistimi nga Njësitet e specializuara me punën me DRON. Puna me DRON vëzhgon rrjedhën e komunikacionit dhe qarkullimin e veturave në rrugët e vendit nga lart, për të parandaluar aksidentet e komunikacionit, dhe nëse vërehen vozitës që bëjnë shkelje ligjore gjatë vozitjes ju lëshohen fletë gjoba për kundërvajtjet e shkaktuara. Kështu që, sot më datë 22.07.2021, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Pejë, ka punuar intensivisht në rrugën Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan, për një kohë të gjatë, punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Pejë.

“Kështu që, sot më datë 22.07.2021, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Pejë, ka punuar intensivisht në rrugën Pejë-Prishtinë dhe Pejë-Deçan, për një kohë të gjatë, punë kjo që do vazhdojë edhe në ditët në vijim. Me këtë Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, duke njoftuar për masat e ndërmarra dhe punën që po kryen, në vazhdimësi kërkon nga qytetarët që janë pjesëmarrës në komunikacion që të kenë kujdesin maksimal dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacion gjatë qarkullimit në rrugë.”, thuhet tutje në njoftim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...