26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Rrusta: Nëse paralajmërimet për luftë nuk janë thirrje për mobilizim, janë mobilizim për vota

Teutë Rrusta nga PSD ka thënë se i ka parë me shqetësim deklaratat e liderëve të Kosovës, por edhe atyre të Serbisë, për mundësitë e krisjes së një lufte  ajo ka deklaruar se thirrjet e tilla i sheh më shumë si moblizim për vota, sesa mobilizim për luftë.

“I kam parë me shqetësim deklaratat në Kosovë dhe në Serbi, janë deklarata të përsëritura nuk është hera e parë që po dëgjojmë, edhe më herët kanë dhënë afate jo për luftë, por për çështje tjera”.

“Çka shoh problematike si nga Vuçiqi, edhe nga Kurti, edhe akterë të tjerë, një diskurs nacionalist, një luftë retorikash dhe një keqpërdorim të informatave”.

“Nëse e kemi një situatë para lufte, a janë duke na bërë thirrje liderët, andej e këndej? Çka shoh çdo dit që nuk është e shëndetshme një shoqëri me u përball ndaj një diskursi për luftë, për pasiguri dhe veriun. Nëse nuk është thirrje për mobilizim është thirrje për vota, nëse nuk është thirrje për mobilizim të luftës është për vota”, ka thënë Rrusta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...