17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Rrustem Berisha i AAK-së: Peja shkon në balotazh dhe kjo ja vulos humbjen Muhaxherit

Kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e AAK-së Rrustem Berisha ka shpalosur programin dhe vizionin e tij për Pejën.

Përballë Linda Gjakovës në ‘RADIO 1’, Berisha i AAK-së ka paraqitur prioritetet e tij, për siç është shprehur, depolitizim të arsimit dhe administratës në Pejë, kthim të dinjitetit për sport, rini e kulturë e me theks të veçant për rend dhe ligj në komunën e Pejës.

“Kam marrë kandidaturën, duke e ditur se karriera ime jetësore deri këtu, sikur ajo ushtarake e edhe politike mbetet e pastër si loti dhe me shumë vullnet për të bërë punë të mira. Jam natyrë e qetë por njeri dhe politikan që evidenton dukuritë negative që rëndojnë jetën e qytetarit. Më vie shumë keq që kryetari në largim Muhaxheri, po ik nga debati dhe kjo është ikje nga qytetari. Unë skuqem për shumë deklarime dhe gënjeshtra të tij, besoni, ndërsa atij nuk i vie keq. Veç një shembull, i kanë ndodhur disa arrestime në rrethin e ngushtë në komunë dhe ai gjen forcën të sillet sikur mos te ketë ngjarë asgjë. Premtimet megalomane të tij nuk i duron as letra, ndërsaa ai sillet me to duke shitur propagandë. Është për keqardhje.”-tha mes tjerash kandidati i AAK-së gjenerali Rrustem Berisha.

Tutje Berisha ka folur edhe për rezultatet e pritshme për ditën e Diel.

“Të dielën me 17 Tetor, në Pejë do të ketë zgjedhje por do të ketë ndryshim. Sondazhet e orkestruara nuk guxojnë ta ndalin frymën e aktivitetit që po e bëjmë 24 orë me kolegët e AAK-së. Unë do ta kthejë AAK-në në Pejë.”-tha Berisha.

Rrustem Berisha ka folur edhe për mundësinë e balotazhit në Pejë.

“Dëgjoni unë jam natyrë korrekte. Ata që më njohin e dijnë. Në Pejë do ketë balotazh dhe pikërisht momenti kur rezultati do të tregoi se Peja shkon në balotazh, do jetë edhe momenti që do tja vulos humbjen Gazmend Muhaxherit. Këtë e ka të qartë edhe kundërkandidati.”-është shprehur tutje Rrustem Berisha i AAK-së./RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...