11.9 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Rumunët iu drejtohen kutive të votimit pas anulimit të zgjedhjeve presidenciale

Në Rumani janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e rëndësishme presidenciale, të cilat u anuluan vitin e kaluar, duke e futur shtetin e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s në krizën më të rëndë politike në dekada.

Njëmbëdhjetë kandidatë po garojnë në zgjedhje dhe pritet që më 18 maj të mbahet rundi i balotazhit. Vendvotimet u hapën në orën 07:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 21:00. Ndërkaq, diaspora rumune ka mundur të votojë që nga e premtja.

Fokusi nuk është vetëm në atë se kush mund të fitojë, por edhe nëse mund të shmanget debakli i vitit të kaluar.

Herën e kaluar, në nëntor kandidati nacionalist prorus, Calin Georgescu, shkaktoi befasi të madhe kur në rundin e parë doli i pari, duke fituar rreth 2 milionë vota. Paraprakisht i parë si një figurë pa gjasa për fitore, megjithatë, ai nuk pati fatin që të garojë në rundin e balotazhit.

Autoritetet rumune anuluan rezultatet mes akuzave për ndërhyrje ruse në fushatën zgjedhore. Më pas, Georgescut iu ndalua që të garojë në zgjedhjet e reja dhe autoritetet vendosën një sërë rregulla për zgjedhjet e reja që po mbahen tani.

Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/ 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...