4.9 C
Pec
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Rusia arreston gazetaren me shtetësi amerikane nën akuza për spiunazh

Rusia ka arrestuar një gazetare amerikane, me pretendimin se “ka vjedhur informacione ushtarake”, raporton “Financial Times”.

Nëse shpallet fajtore, Alsu Kurmasheva, një shtetase e dyfishtë ruso-amerikane që punon për radion e financuar nga qeveria amerikane, Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, mund të dënohet me deri në pesë vjet burgim, ka bërë të ditur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMGB).

Kurmasheva akuzohet nga autoritetet se ka “mbledhur qëllimisht informacion ushtarak të synuar për aktivitetet ruse nëpërmjet internetit, me qëllim që të transmetojë informacion tek burimet e huaja”, ka shtuar KMBG-ja.

Arrestimi i saj vjen pas arrestimit të gazetarit amerikan Evan Gershkovich në mars, i cili u akuzua për spiunazh nga autoritetet ruse. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...