Moska ka pretenduar se nuk ka pasur diskutime për një “plan paqeje” që thuhet se është hartuar nga Kina gjatë bisedimeve midis zyrtarëve nga të dy vendet.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me kryediplomatin kinez Wang Yi teksa kombet vazhdojnë lidhjet e tyre të ngushta.
“Ne vërejmë deklaratat e disa politikanëve perëndimorë dhe raportet e mediave në lidhje me një lloj “plani të paqes kineze”. Si zakonisht, ato shtrembërojnë pamjen reale”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, shkruan Skynews.
“Partnerët kinezë na informuan mbi pikëpamjet e tyre mbi shkaqet rrënjësore të krizës ukrainase, si dhe qasjet ndaj zgjidhjes së saj politike. Nuk u fol për ndonjë plan të veçantë”.
Komentet e saj pasojnë raportet që Kina ka hartuar një “plan paqeje” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – dhe se presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të mbajë një “fjalim paqeje” në përvjetorin e pushtimit të premten.
Nëse është e vërtetë, kjo do të nënkuptojë se Kina po përpiqet të pozicionohet si një ndërmjetës paqeje./Njeshi/