17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Rusia e Bashkuar drejt fitores

Partia në pushtet e Rusisë, Rusia e Bashkuar, është në rrugë për të siguruar një fitore të rehatshme në Dhomën e Ulët të Parlamentit, të njohur ndryshe si Duma e Shtetit rus.

Zgjedhjet në Rusi u mbajtën nga data 17 deri më 19 shtator.

Me 71 për qind të votave të numëruara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Rusia e Bashkuar, e cila mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, ka fituar gati 49 për qind të votave.

Putin, edhe pse nuk është udhëheqës zyrtar i partisë, vepron si udhëheqës de facto i saj.

Sipas rezultateve të deritashme, Partia Komuniste ka rreth 20.25 për qind të votave dhe Partia nacionaliste Liberal-Demokratike rreth 7.68 për qind.

Lexoni lajmin e plotë Radio Evropa e Lirë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...