4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Rusia e bllokon me veto rezolutën nga Shqipëria dhe SHBA për të dënuar aneksimin e rajoneve ukrainase

Rusia ka përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të shfuqizuar një projekt-rezolutë që kërkonte të dënonte aneksimet e saj të territorit ukrainas, e cila u hartua nga Shqipëria dhe SHBA-ja.

Miqtë e ngushtë të Moskës – Kina dhe India, zgjodhën të abstenonin në vend që të votonin kundër rezolutës që dënonte veprimet e fundit të Kremlinit në Ukrainë.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield, prezantoi rezolutën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, e cila u bëri thirrje vendeve anëtare të mos njohin asnjë status të ndryshuar të Ukrainës dhe detyronte Rusinë të tërhiqte trupat e saj.

Dje u shpall aneksimi më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, kur presidenti rus Vladimir Putin zyrtarizoi sundimin rus mbi katër rajone që përbëjnë 15 përqind të territorit të Ukrainës.

Rezoluta, e bashkë-sponsorizuar nga SHBA dhe Shqipëria, bëri thirrje për dënimin e referendumeve të paligjshme, të mbajtura në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës dhe që të gjitha shtetet të mos njohin asnjë ndryshim në kufijtë e Ukrainës.

Rezoluta gjithashtu i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë trupat menjëherë nga Ukraina, duke i dhënë fund një pushtimi që filloi më 24 shkurt.

Dhjetë vende votuan në favor të rezolutës, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan, raporton AlJazeera.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, i cili ngriti dorën për të treguar votën e vetme kundër rezolutës, tha se rajonet ku Moska ka pushtuar territorin me forcë dhe ku luftimet vazhdojnë ende, zgjodhën të ishin pjesë e Rusisë. “Nuk do të ketë kthim mbrapa siç do të përpiqej të imponojë projekt-rezoluta e sotme”, tha Nebenzia në takim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...