17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Rusia i dëbon gjashtë diplomatë britanikë

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) i ka akuzuar gjashtë diplomatë britanikë për spiunazh dhe ka thënë se ka vendosur t’ua heqë atyre akreditimin.

Televizioni shtetëror rus e citoi një zyrtar të FSB-së të ketë thënë se ata do të dëbohen.

FSB-ja pretendon se mori dokumente që tregojnë se ata ishin dërguar në Rusi nga një divizion i Ministrisë së Jashtme britanike dhe se “detyra kryesore e tyre është shkaktimi i një disfate strategjike ndaj vendit tonë”.

Sipas saj, ata ishin përfshirë “në grumbullimin e të dhënave dhe në aktivitete armiqësore”.

FSB-ja tha se Rusia do t’iu kërkojë diplomatëve të tjerë britanikë të largohen më herët, nëse zbulon se janë të përfshirë në aktivitete të ngjashme.

Ky vendim u mori vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania u zotuan se do ta ndihmojnë Ukrainën me 1.5 miliard dollarë shtesë, dhe pasi zyrtarët ukrainas i vazhduan kërkesat ndaj Perëndimit për përdorimin e raketave perëndimore për sulme thellë brenda Rusisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, u citua nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS të ketë thënë se aktivitetet e Ambasadës britanike në Moskë kanë “tejkaluar kufijtë” e konventës diplomatike, duke e akuzuar atë për aktivitete me qëllim për ta dëmtuar popullin rus./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...