9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Rusia lëshon fletarrestim për disa zyrtarë policorë të Kosovës, Qalaj: Të trajtohet me seriozitet nga shteti

Mediat kanë raportuar se kapiteni Besart Ahmeti, shef i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës është shpallur në kërkim nga Rusia.

Flet-arresti ndaj tij vjen pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin e veriut, Milan Radojçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë. Megjithëse pretekst është marrë pjesëmarrja e tij në vitet e fundit në aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës, përfshirë arrestimin e një shtetasi rus më 2019, për barrikadat në veri.

Gjithashtu është raportuar se Rusia ka lëshuar flet-arrest edhe ndaj Alban Jetullahut, shef i operativës në Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe një pjesëtari tjetër të tretë të Policisë së Kosovës.

 

Gjatë asaj kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ishte Rashit Qalaj. Ai e ka mjaft të freskët rastin.

“Ka qenë zyrtar i Kombeve të Bashkuara i cili në mënyrë aktive duke qenë në krye të qytetarëve dhe bandave që kishin bllokuar rrugët ju ka prirë atyre me veturën e Kombeve të Bashkuara, deri në një moment kur në rrugë ka pasur drunj dhe pastaj njësitë speciale normalisht që e kanë ndal”, tha Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë.

Qalaj u shpreh se shteti duhet të merret menjëherë me këtë çështje sepse pasojat që mund t’i vuajnë këta policë nga ky urdhërarrest, sipas tij, nuk janë të thjeshta.

“Shteti i Kosovës duhet ta trajtoj me seriozitet, duhet të kërkohet llogari nga UNMIK-u, unë mendoj që ka një rolë edhe ky mision në futjen në liste të Interpolit të këtyre policëve sepse Policët sidomos eproret janë të specializuar dhe ata kanë trajnime të ndryshme në shtete të ndryshme dhe mund të bëhen objekt i ndonjë ndalese në ndonjë kufi”, tha ai.

Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...