17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Rusia nis kundërofensivën në Kursk

Rusia ka nisur një kundërofensivë në rajonin perëndimor rus Kursk, sipas presidentit ukrainas Zelenskyj, ky ishte një reagim që pritej.

Ministria ruse e Mbrojtjes bën fjalë për rimarrjen e dhjetë fshatrave. Në rajonin perëndimor të Rusisë Kursk, sipas të dhënave që përputhen nga të dyja palët e konfliktit ka nisur kundërofensiva për rimarrjen e territoreve nën kontrollin e Ukrainës. Ministria ruse e Mbrojtjes në shërbimin online Telegram deklaroi, se ushtarët brenda dy ditëve ia kanë dalë të rimarrin dhjetë fshatra. Njësitë ruse të trupës së veriut kanë depërtuar në rajon.

Zelenskyj: Po zvarritet ndihma perëndimore

Ofensiva ukrainase nisi në fillim të gushtit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyj, konfirmoi kundërofensivën. Në sfondin e gjendjes ushtarake ai akuzoi aleatët perëndimorë, se po e zvarrisin mbështetjen për vendin e tij.

Ushtria ukrainase më 6 gusht nisi një ofensivë ushtarake në rajonin kufitar rus Kursk. Qysh atëherë, sipas të dhënave të saj u vunë nën kontroll 100 fshatra ruse dhe gati 1.300 km katror territor. Depërtimi ukrainas në territorin rus ishte i pari veprim i këtij lloji që nga fillimi i luftës sulmuese ruse kundër Ukrainës në shkurt 2022. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...