31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Rusia sulmoi dy objekte energjetike në Ukrainë natën e së premtes

Forcat ruse filluan sulme me dronë në dy objekte energjetike në Ukrainë gjatë natës së premte, sipas operatorit të rrjetit të vendit Ukrenergo.

Nuk ka pasur viktima dhe nuk është ndërprerë energjia për klientët, ka shkruar kompania në Telegram.

Ajo nuk tha se cilat objekte u sulmuan, por tha se ato janë në rajonet lindore dhe qendrore, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Rusia ka shtuar sulmet e saj ndaj sistemeve energjetike të Ukrainës muajt e fundit.

Analiza e të dhënave nga Ukrenergo tregon në mars 2024, mesatarisht 889 mijë ukrainas ishin pa energji në çdo ditë të caktuar – numri më i lartë që nga fillimi i luftës në shkurt 2022./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...