11.6 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Rusia sulmon hidrocentralin më të madh të Ukrainës

Rusia ka sulmuar objektet e energjisë elektrike në pjesën më të madhe të Ukrainës, duke përfshirë hidrocentralin më të madh të vendit, kanë bërë të ditur zyrtarët të premten.

Ministri i Energjisë, German Galushchenko ka thënë se sulmet me dron dhe raketa gjatë natës ishin “sulmi më i madh në sektorin energjetik të Ukrainës në kohët e fundit”, raportoi AP.

“Qëllimi nuk është vetëm dëmtimi, por tentimi sërish, si vitin e kaluar, për të shkaktuar një shkatërrim në shkallë të gjerë të sistemit energjetik të vendit”, ka deklaruar Galuschenko.

Sulmet shkaktuan një zjarr në Hidrocentralin Dnieper, i cili furnizon me energji elektrike Centralin Bërthamor të Zaporizhzhias, instalimi më i madh i energjisë bërthamore në Evropë.

Linja kryesore e energjisë 750 kilovolt për në termocentral u ndërpre, ka thënë kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi të premten herët.

Centrali është i pushtuar nga trupat ruse dhe luftimet rreth uzinës kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për shkak të potencialit për një aksident bërthamor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...